MENU
klinika

Premier League, Java 11

Liverpool nuk fal, ndan kreun me Tottenham

06.12.2020 - 22:15

Liverpool ka fituar thellë në shtëpi, duke barazuar Tottenham në krye. Kampionët mposhtën 4-0 Wolves dhe tashmë vijojnë ecurinë positive. Pak vuajtje në pjesën e parë, ndërsa në të dytën zgjidhet shpejt gjithcka.

Momo Salah ka zhbllokuar sfidën ndaj Wolves në 24’, por goli ishte dhuratë e mbrojtjes mike, se cila ka qenë e pavëmendshme duke i dhënë mundësi egjiptian të përfitojë. Wolves shënoi më pas, por goli u anulua me të drejtë në VAR.

Në pjesën e dytë kanë ardhur edhe tre gola të tjerë. Një eurogol i Wijnaldum që goditi nga jashtë zone me teknikë dhe harkim perfekt. Më pas ishte radha e Matip që të trefishonte shifrat me kokë për djemtë e Jurgen Klopp.

Në minutën e 78-të ka autugol nga miqtë, Semedo realizon në portën e tij. Një fitore që u duk e vështirë në nisje, por që në fund mori përmasa të tilla. Klopp është parë nervoz gjatë gjithë kohës, vetëm në fund është ulur dhe qetësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN