MENU
klinika

Serie A, Java 10

Milan nuk njeh pengesa, fiton sërish pa Ibrën

06.12.2020 - 22:45

Milan vijon të dominojë në Serie A këtë sezon, teksa jo vetëm nuk njeh humbje, por është shkëputur në krye 5 pikë nga vendi i dytë. Kuqezinjtë fituan sonte një transfertë të vështirë, 1-2 në Genova ndaj Sampdorias.

Milan ka gjetur golin e avantazhit ndaj Sampdoria pas 44 minutash lojë teksa Franck Kessie me penallti ka shënuar. Prekja me dorë brenda zone ishte vendimtare dhe arbitri Calvarese nuk pati dyshime. Mesfushori kuqezi realizoi me qetësi, teksa ndeshja ishte me emocione.

Kuqezinjtë gjetën edhe golin e dytë ndaj Sampdorias në 77’. Një superkasion i nisur nga Hauge, që ka gjetur Rebic brenda zone me pasim të saktë. Kroati ka marrë dhe ka shërbyer në qendër aty ku Castillejo i sapofutur në fushë në vend të Saelemaekers finalizon 2-0.

Por pa kaluar as 5 minuta lojë, Ekdal ngushton për vendasit në 1-2. Janë minuta të vështirë për të besuarit e Piolit, që mundohen të mbrojnë avantazhin dhe të dalin më 3 pikë.