MENU
klinika

E mbajtën shokët e ekipit të ‘82

Paolo Rossi përcillet në banesën e fundit

12.12.2020 - 13:13

Sot bota e futbollit, dhe jo vetëm, i ka dhënë përshëndetjen e fundit dhe të ngazëllyer Paolo Rossit, i cili u nda nga jeta të enjten e kaluar pas një sëmundjeje që tashmë e kishte lodhur atë.

Për të shmangur mbledhjet, sheshi dhe rrugët që të çojnë në Katedralen e Vicenza-s janë të mbyllura. Vetëm 250 vetë morën pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të kufizimeve për shkak të urgjencës nga Covid-19.

Dje përshëndetja e përzemërt e qytetit (salloni i varrimit në stadiumin Menti) për kampionin e tij të madh me radhë shumë të gjata të njerëzve të zakonshëm që donin t’i jepnin lamtumirën e fundit Pablito, heroit të Kupës së Botës ’82.

Ajo që ra në sy ishte mbajtja e arkivolit nga ish-shkokët e skuadrës kombëtare të Italisë në vitin 1982. Cabrini, Tardelli, Bergomi e shumë të tjerë përcollën trupin e pajetë të Rossit, simbolit axurr në futboll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zico: Mund të pësonim edhe 6 gola

Ndeshja historike, kur Italia mundi Brazilin në ‘82