MENU
klinika

Boks

Rival i dobët, rikthehet në ring Mayweather

07.12.2020 - 16:37

Rikthimi në ring është kthyer në një praktikë klasike për boksierët që tashmë i kanë varur dorezat mbi gozhdë. Pas Mike Tyson dhe Roy Jones që u sfiduan mbrëmjen e 29 nëntorit, është radha e një tjetër boksieri për t’u ngjitur në ring.

Bëhet fjalë për Floyd Mayweather, i cili tashmë ka publikuar edhe promon për duelin e radhës. 43-vjeçari do të sfidojë yllin e Youtube, Logan Paul.  Ngjarja po vlerësohet si një shfaqje dhe do të zhvillohet në 20 Shkurt të vitit të ardhshëm.

Përballja shihet si një “minierë ari” për të dy sportistët, të cilët kërkojnë të lënë gjurmë në një disiplinë burrërore si boksi. Në fakt, e ka bërë historinë tashmë, me amerikanin që është boksieri i vetëm pa humbje.

Në 50 duele, ai i ka fituar të gjitha, duke qënë kampion absolut. Por këtë herë, duket se fokusi i tij është përqendruar te të ardhurat dhe këto pritet të jenë tepër të larta, kjo për shkak se sfida do transmetohet në “pay-per-view”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të rikthehet kampioni rus?

Khabib: Kuajtë nuk garojnë kundër majmunëve

Trajneri për legjendën e boksit

“Tyson i vërtetë, nuk e kupton duelin-show”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak