MENU
klinika

A do të rikthehet kampioni rus?

Khabib: Kuajtë nuk garojnë kundër majmunëve

03.12.2020 - 13:37

Janë të shumtë fansat e arteve marciale mikse që prej vitesh kërkojnë një revansh mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor. Rusi, kampion bote në peshën e lehtë, vendosi të tërhiqej nga kafazi pas duelit që zhvilloi shtatorin e kaluar, ku fitoi ndaj Justin Gaethje.

Khabib regjistroi rekordin 29 fitore, 0 humbje dhe janë të shumtë ata që mendojnë se ai do të rikthehet edhe për një duel të fundit, për ta mbyllur karrierën 30-0. Në një konferencë shtypi në Dagestan, Khabib ka sqaruar fansat.

“Për momentin nuk kam plan të rikthehem. Pse duhet ta bëj? Për të dueluar sërish ndaj McGregor apo Poirier? Për ata çdo gjë vërtitet rreth parasë, nuk kanë interes për sportin. Unë i kam mposhtur të dy. Kuajt nuk garojnë kundër majmunëve. Nuk kam interes të dueloj me ata të dy edhe sikur të më ofrojnë 100 milionë dollarë” – tha Khabib.

Një mesazh i qartë i Khabib për presidentin e UFC-së, Dana White, që nëse kërkon të rikthejë kampionin në kafaz, duhet të ketë një projekt apo një duel që ta intrigojë. Tani të shohim strategjinë e Dan White, i cili ka rritur ndjeshëm shikueshmërinë dhe ishte i pari që rifilloi këtë disiplinë të sportit pas karantinës, që në muajin maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN