MENU
klinika

Ditët e fundit si president i SHBA

Trump gjen qetësinë te sporti, i rikthehet golfit

09.12.2020 - 18:09

Sporti është ilaçi për çdo gjë. Madje edhe kur humb zgjedhjet, edhe kur humb postin më të lakmueshëm në botë, atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të lehtësuar sado pak stresin e akumuluar nga fushata zgjedhore dhe për t’u qetësuar sado pak pas humbjes përballë Joe Biden, Donald Trump i është kthyer golfit. Presidenti në detyrë i SHBA-së e ka marrë seriozisht lojën, teksa instikti për të goditur topin nuk ka ndryshuar.

Trump përkulet mjaftueshëm për t’i dhënë forcë goditjes. Prezenca e Trump në fushat e golfit nuk ka qenë shumë e shpeshtë në vitet e fundit për shkak të angazhimit politik. Por këtë herë, situata është ndryshe dhe Trump pritet të jetë tepër sportiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Amerika ka nevojë për argëtim”

SHBA ndryshe nga Britania: Jo karantinë sportistëve