MENU
klinika

Në moshën 54 vjeçare

Tyson mblodhi 66 milionë euro me një duel

10.12.2020 - 18:23

U rithye në ring pas 15 vitesh për të zhvilluar një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr., por në fund u largua më një llogari bankare plot me parà. Nga sfida e 28 nëntorit zhvilluar në Los Angeles, legjenda e boksit Mike Tyson ka arkëtuar 66 milionë euro.

Një shumë e jashtëzakonshme, që e kanë zili edhe kampionët aktualë të peshave të rënda në boks, që nuk i kapin dot këto shifra. Gjithçka ka ardhur nga shitja PPV (pay per view-paguaj për ta parë) e këtij dueli, që kaloi 1 milionë shitje online.

Pavarësisht kësaj, “Iron Mike” tregoi se i përket një brezi që nuk shuhet kurrë dhe se popullariteti i tij nuk është zbehur. Kjo sfidë ishte një sukses i garantuar, ndaj dhe Mike Tyson ka konfirmuar se dëshiron të duelojë sërish për bamirësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri për legjendën e boksit

“Tyson i vërtetë, nuk e kupton duelin-show”