MENU
klinika

Episodi në Champions League

U ndal nga racizmi, UEFA merr vendim për PSG-Basaksehir

08.12.2020 - 23:44

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Champions League. Ndeshja PSG-Basaksehir është ndalur dhe do të luhet sërish, por me një gjyqtar të katërt tjetër.

UEFA bëri me dije në një njoftim të fundit se ballafaqimi mes nënkampionëve të Europës dhe kampionëve të Turqisë do të luhet sërish, por nuk saktëson se në cilin moment.

“Duke ndjekur incidentin me arbitrin e katërt, ndeshja u ndërpre përkohësisht. Pas konsultimit me të dyja skuadrat, u vendos që takimi të rinisë me një arbitërt të katërt të ri. UEFA do të hetojë çështjen dhe një njoftimi i ri do të komunikohet”, – thuhet në njoftimin e fundit të qeverisë së futbollit europian.

Ndeshja u kthye në qendër të kaosit pasi arbitri i katërt Sebastian Coltescu ofendoi me fjalë raciste zv.trajnerin e Basaksehi, Pierre Webo. Ky i fundit dhe sulmuesi i ekipit Demba Ba u përjashtuan nga sfida me karton të kuq për sjellje antisportive. Të premten hidhet shorti për fazën tjetër, ndaj nuk është habi që sfida të luhet nesër pasdite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN