MENU
klinika

Bundesliga, java 16

Bayern vuan, por rikthehet te fitorja

17.01.2021 - 17:26

Bayern Munchen ka vuajtur për t’u rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Kampionët në fuqi të Bundesliga-s fituan në shtëpi 2-1 ndaj Freiburg. Tri pikë me vlerë për bavarezët, që i shkpëput disi në krye.

Skuadra e Flick ka kaluar menjëherë në avantazh me anë të Leëandoëskit në minutës e 7-të, teksa te miqtë u aktivizua Abrashi pas 5 minutash, me këtë të fundit që u zëvendësua në 55’. Ishte goli I 21-të I polakut në Bundesliga këtë sezon. Pjesa e parë përfundoi 1-0.

Bayern Munich në mënyrë të habitshme është kthyer në një skuadër që pëson gol nga kushdo dhe pasi Kiel i Bundesliga 2 i shënoi dy gola, sot ka ardhur edhe ai i Freiburg.

Skuadra mike ka gjetur në goditje këndi golin e barazimit me Nils Petersen, teksa Neuer ka kryer mrekulli, por topi kishte kaluar brenda vijës. Mbrojtja e Hansi Flick ka qenë në një përgjumje totale.

Megjithatë, Muller është kundërpërgjigjur në 75, duke kthyer avantazhin për bavarezët. Ishte Sane ai që shërbeu për sulmuesin veteran. Bayern mbron këtë fitore, që e mban në krye, tashmë 4 pikë para vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN