MENU
klinika

Bundesliga, java 15

Dortmund e nis mbarë, futet në zonën Champions

03.01.2021 - 17:30

Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrën e mirë vitin 2021, duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Wolfsburg. Një sukses që e ngjit skuadrën verdhezi në vendin e katërt, në zonën Champions.

Verdhezinjtë janë kthyer te fitorja në kampionat falë Akanji-t dhe Jadon Sancho. Lajmi tjetër i mirë për Dortmund-in ka qenë kthimi në fushë i Erling Haaland pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi.

Borussia është ngjitur në vendin e katërt të renditjes pas tri pikëve të marra sot, duke pretenduar më shumë në javët në vijim. Bayern do të luajë në orën 18:00 në shtëpi me Mainz.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN