MENU
klinika

Shënuesi më i miri i historisë

Federata çeke: CR7 nuk e ka thyer rekordin e golave

21.01.2021 - 16:44

Ronaldo shënoi mbrëmë golin e 760-të në karrierën e tij dhe për shumë medie botërore, u bë shënuesi më i mirë i historisë së futbollit. Por ky rekord është hedhur poshtë.

Federata Çeke e Futbollit konfirmoi sot se, pas kërkimeve të thelluara, Josef Biscan ka realizuar gjithsej 821 gola në karrierë, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë botëror.

Zbulimi është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Çeke të Futbollit. Josef Biscan ka luajtur në vitet 1931-1955 me klubet Rapid Viena, Admira, Slavia Prague, Vitkovice, Hradeç Kralove dhe Dinamo Prague, ndërsa ka përfaqësuar Austrinë, Çekosllovakinë dhe Bohemi/Moravën. Ai vdiq në 12 dhjetor të vitit 2001 në moshën 88-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN