MENU
klinika

Premier League, Java 19

Përmbysje e United, rimerr shpejt vendin e parë

20.01.2021 - 23:15

Manchester United ka bërë një tjetër përmbysje të bukur këtë sezon, duke fituar 1-2 në fushën e Fulham. Djajtë e Kuq edhe njëherë tjetër tregohen këmbëngulës dhe me këtë sukses rimarrin vendin e parë.

Ndeshja nisi me gol. Ishin vendasit që kaluan në avantazh pas vetëm 5 minutash lojë. Mbrojtja e United është kapur në befasi nga Lookan, i cili ka ndëshkuar De Gean me një goditje perfekte.

Manchester United e mbylli në barazim 1-1 pjesën e parë. Miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 21-të me Cavani-n. Uruguajani është bërë lojtari i parë i Manchester United që i ka shënuar katër golat e tij të parë në Premier League në transfertë.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja. Pogba në 65’ ishte vendimtar me golin e tij, pasi më pas nuk u shënua më. Mesfushori francez po rezulton efikas në ndeshjet e fundit. Mbyllet 1-2 dhe United rikthehet menjëherë në krye.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN