MENU
klinika

Superkupa e Spanjës

Plot 13 lojtarë të Barçës duan trofeun e parë

17.01.2021 - 15:26

Barcelona sonte do të diskutojë finale e Superkupës së Spanjës, duke nisur nga ora 21:00, ku përballë do të jetë Athletic Bilbao. Shumë lojtarë të Barcelonës do të mund ta fitonin trofeun e parë me klubin katalanas.

Janë gjithsej 13 lojtarë të Barçës sonte që kanë mundësinë të fitojnë trofeun e parë me këtë klub. Neto, Dest, Araujo, Mingueza, Junior, De Jong, Pjanic, Pedri, Matheus, Griezmann, Trincao, Braithëaite dhe Fati (i dëmtuar) kanë mundësinë e artë sonte për ta nisur mbarë këtë sezon.

Kjo tregon edhe për ndryshimet e mëdha që po ndodhin në klub. Vitin e kaluar, Barcelona e kaloi pa e fituar asnjë trofe të vetëm. Për të arritur në finale, Barcelona mposhti Real Sociedad vetëm pas ekzekutimit të penalltive, kurse Athletic Bilbao fitoi 2-1 ndaj Real Madrid.

Messi është grumbulluar kësaj here, pavarësisht se ka pasur një dëmtim. Koeman do të rrezikojë me sulmuesin, i cili ka deklaruar se do të shtrëngojë dhëmbët për këtë sfidë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kandidati për president i Barçës

“Messi nuk kërkon pará, mund të qëndrojë”