MENU
klinika

Formula 1

Renault prezanton makinën e re, infektohet Leclerc

14.01.2021 - 17:09

Makina franceze Renault, që këtë sezon të Formula 1 do të quhet Alpine, ka bërë prezantimin e saj në rrjetet sociale. Kjo makinë do të pilotohet nga spanjolli Fernando Alonso dhe Esteban Ocon.

Makina A521 është tërësisht e zezë dhe në disa vende të saj janë ngjyrat e flamurit francez. Një njëvendëshe disi agresive në pamjen e parë, që synon të jetë kompetitive në pistë.

“Ne duam t’i japim një identitet të fortë markës tonë në Formula 1. Kjo nuk do të jetë makina përfundimtare, por shpresojmë që deri në mars të kemi një njëvendëshe të fortë, të shpejtë dhe konkurruese”, – tha Antony Villain, drejtori i Alpine.

Ndërkohë, piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka dalë sot pozitiv me Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë Leclerc në rrjetet sociale, duke sqaruar se ka qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv. Leclerc aktualisht ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Montecarlo.

“Ndihem mirë. Kam vetëm disa simptoma të lehta. I jam nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kam zbatuar protokollin e skuadrës. Për fat të keq zbulova se kam qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv. U auto-izolova, kontaktova me miqtë më të ngushtë, ndërsa tamponi që bëra tregoi se isha pozitiv”, – tha Leclerc.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN