MENU
klinika

Top 10 e gjitha kohërave

Mosha më e re dyshe debutuese në Formula 1

14.01.2021 - 16:10

Nikita Mazepin dhe Mick Schumacher do të jenë dyshja e pilotëve të Haas për edicionin e ri të Formula 1, që parashikohet të nis më 28 mars. Në moshën 22-vjeçare, dyshja do të debutojnë për herë të parë në elitën e automobilizmit në pistën e Bahreinit.

Por pavarësisht moshës së re, që në total shkon 44, Haas nuk është skuadra më moshën më të re që ka marrë pjesë në një edicion të Formula 1. Toro Rosso duket se i ka besuar shumë të rinjve, pasi dominon në këtë klasifikim të veçantë. Plot 5 herë kanë qënë ato skuadra me pilotët më të rinj në moshë që duelojnë në Formula 1.

Dyshja me moshën më të re që kanë garuar në historinë e Formula janë Max Verstappen dhe Carlos Sainz në sezonin 2015. Toro Rosso kishte dyshen më të re të pilotëve dhe në vitin 2009, i përbërë nga Jaime Alguersuari dhe Sebastian Buemi me moshën në total 39-vjeç.

Në 2014, Danni Kvyat dhe Jean Eric Vergne me moshën 42-vjeç, në 2012 Daniel Ricciardo dhe Jean Eric Vergne 43-vjeç dhe në 2016 me dyshen, Danni Kvyat dhe Carlos Sainz po 43-vjeç.

Në “Top 10” gjenden dyshja e Manor, Esteban Ocon dhe Pascal Ëehrlein në vitin 2016, Lance Stroll dhe Sergey Sirotkin të Ëilliams në 2018, Jan Lammers dhe Elio de Angelis të Shadoë në vitin e largët 1979, Carlos Sainz dhe Lando Norris të McLaren në 2018, si dhe Rupert Keegan dhe Hector Rebaque të Hesketh në vitin 1977.