MENU
klinika

Premier League, Java 18

“Ringjallet” Tottenham, u bashkohet ekipeve të kreut

17.01.2021 - 16:52

Pas barazimit me Fulham, Tottenham i është rikthyer fitores, kësaj here në transfertë 1-3 ndaj Sheffield United. Një sukses që ngjit Spurs në vendin e katërt, pranë ekipeve kryesuese.

Tottenham ka gjetur golin pas vetëm 5 minutave lojë, duke realizuar me Serge Aurier. Futbollisti ka realizuar nga goditja e këndit. Krosimi i bukur i Son te shtylla e parë gjeti gati francezin, që me kokë gozhdoi portën kundërshtare.

Harry Kane ka dyfishuar rezultatin në 40’. Sulmuesi anglez ka realizuar bukur në hyrje së zonës pasi u ka rezistuar dy futbollistëve kundërshtarë. Skuadra e Mourinhos e mbyll pjesën e parë 0-2.

Tottenham ka shënuar edhe golin e tretë në 62’ vetëm 3 minuta pasi Sheffield United ngushtoi diferencën në 1-2. Skuadra e Mourinhos ka realizuar një supergol me Ndombele, pikërisht i konsideruar si “armiku” i Jose Mourinho dhe ai që ishte me valixhe në duar (bashkë me Serge Aurier). Nuk pati më gola në 30 minutat e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN