MENU
klinika

Australian Open

Tenistët marrin me vete të afërmit në Melbourne

21.01.2021 - 13:48

Rregullat strikte të vendosura nga organizatorët i detyruan 72 tenistët që do të marrin pjesë në Australian Open që të kalojë një fazë karantinimi në Melbourne. Duke e ditur se 14 ditë janë shumë të mbyllur brenda, disa prej sportistëve kanë marrë me vete dhe familjarë të tyre.

Tenisti Bernard Tomic ka zgjedhur të marrë me vete të dashurën e tij, Vanessa Sierra, diçka që duket se më shumë e ka nervozuar tenistin australian se sa kënaqur. Kjo për shkak se Sierra është ankuar për kushtet e këqija në hotel dhe fansat e saj e kanë kërcënuar madje deri në vrasje.

Situatë komplet e qetë te legjenda e turneve Grand Slam, Serena Ëilliams. Amerikania ka marrë me vete vajzën e saj, Olympia, me të cilën nuk ka nguruar të praktikohet në prag të fillimit të turneut australian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN