MENU
klinika

Kampioni olimpik

Thyhet rekordi botëror i hedhjes së gjyles

25.01.2021 - 18:00

Ryan Crouser është rekordmeni i ri i botës në hedhjen e gjyles. 28-vjeçari amerikan ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij në sallat e mbyllura të Ligës amerikane të hedhjes së gjyles të mbajtura në Fayetteville.

Kampioni olimpik vendosi rekordin e tij botëror pasi e hodhi gjylen plot 22.82 metra. Në përpjekjen e tij të parë, Crouser, i cili fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 e dërgoi gjylen në kufirin e 22,66 metra, duke barazuar rekordin e vendosur nga amerikani Randy Barnes në vitin 1989.

Crouser ishte në nivele fantastike në performancën e tij, pasi edhe në provat e tjera arriti ta dërgonte gjylen 22.70 metra dhe 22.48 metra. Rezultate që e bëjnë favorit në Olimpiadën e këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmirësohet me mbi 1 minutë

Thyhet në Berlin rekordi i Maratonës