MENU
klinika

"Bild" për mbrojtësin e Hannover

Nën gjurmët e Lalës, talenti shqiptar afër debutimit

26.02.2021 - 20:53

Debutoi me ekipin kombëtar shqiptar dhe theu rekordin te kuqezinjtë për moshën e re, por mbrojtësi i talentuar Ramen Çepele ende nuk ka debutuar me ekipin e parë Hannover.

Ai është kthyer në njërin prej lojtarëve të rinj më të diskutuar në mediat e huaja. Pas prestigjiozes “AS”, media e njohur gjermane “Bild” i ka kushtuar një artikull të shkurtër ish-futbollistit të Interit.

“Bild” vlerëson Çepelen për këmbën e majtë të fortë dhe shton se ai tashmë ka të gjitha mundësitë të debutojë me skuadrën e parë të Hannover.

Të kuqtë janë të bindur se Remen Cepele i ka të gjitha për të qenë një titullar. Ai ka shkruar historinë me kombëtaren e Shqipërisë duke u bërë futbollisti më i ri që debuton me kuqezinjtë.

Këshilluesi i tij është Altin Lala, i cili luftoi transferimin e Çepeles nga Inter. Çepele ka lindur në Itali (50 km larg Venezias) dhe ka luajtur me ekipet e moshave të Italisë. Falë të majtës së fortë, Çepele mund të luajë dhe si mbrojtës në krahun e majtë.

Ai ka mundësi të realizojë debutimin me skuadrën e parë të Hannover 96. Fizikisht, duhet të përmirësohet akoma. ‘Prandaj ai është me ne’, shprehet trajneri i Hannover 96, Kenan Koçak” – shkruhet ndër të tjera në artikullin e “Bild”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Itinerari dhe formacioni i mundshëm

Revolucion me të rinjtë, Kombëtarja po ndryshon