MENU
klinika

"Familja e varkës"

Rreth botës… për t’i shpëtuar koronavirusit!

08.02.2021 - 13:10

        Ata kanë gjetur një zgjidhje shumë praktike. Një familje hungareze ka marrë një mision të vështirë e të bukur njëkohësisht, të jetojnë në një varkë me vela për t’i shpëtuar pandemisë.

Familja Bosze, nga Hungaria, ka nisur të udhëtojnë nëpër botë me një anije prej 50 metrash. Për çiftin, prindër të dy vajzave, gjithçka nisi verën e kaluar, kur ata u nisën nga porti i detit Adriatik në Kroaci, për të udhëtuar drejt Italisë dhe Spanjës, ku më pas u ndalën në Kepin Verde.

Ditën e Krishtlindjeve, ata mbërritën në Martinique, ndërkohë që aktualisht ndodhen në ishullin Shën Marini, në Karaibe.

Babai është inxhinier i shkencave kompjuterike dhe duket mjaft i kënaqur që ka mundës të jetë më shumë me familjen. Vajzat studiojnë online, duke e bërë procesin mësimor më fleksibël.

“Moti përcakton drejtimin e udhëtimit, sepse stinët e uraganeve dhe cikloneve përcaktojnë edhe kufijtë për lundrim, në çdo zonë“, – shpjegojnë ata.

Familja Bosze, nuk ka një datë të caktuar kthimi, apo një ditë kur udhëtimi do të përfundojë, por diçka e dinë shumë mirë: pa përfunduar pandemia, udhëtimi nuk do të ndalojë.

“Ne nuk kemi në plan të kthehemi, për pesë a gjashtë vjet,” – shpjegoi Bosze.

Rruga është për në perëndim: pas Panamasë, ata do të kalojnë Paqësorin Jugor dhe Oqeanin Indian. Ndërkohë, ata nuk harrojnë të hedhin gjithçka në në ditarin në internet.