MENU
klinika

Milan i pafat

Shorti i Europa League, përballjet për 1/8 finale

26.02.2021 - 13:24

Europa League mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në fazën e 1/8 finale. Të tetë përballjet u mësuan ditën e sotme pas hedhjes në shortit në Nyon të Zvicrës.

Në këtë fazë, shorti ishte i lirë, pra secila nga skuadrat mund të përballeshin me njëra-tjetrën, ndryshe nga faza paraprake kur përjashtoheshin përballjet nga i njëjti shtet.

Siç shikohet, ka ndeshje të forta dhe nuk ka favoritë absolutë për ta kaluar këtë tur. Ndeshjet e fazës së 1/8 finale të Europa League do të zhvillohen në dy data, 11 mars vajtje dhe më 18 mars kthimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN