MENU
klinika

Formula 1

Hamilton: Titulli i 8-të ëndërr, jo faktor për të ardhmen

03.03.2021 - 13:05

Na ndajnë edhe 25 ditë nga gara e parë sezonale e Formula 1. Shumica e skuderive kanë prezantuar makinat e reja dhe janë gati për testet dimërore që do të kryhen në mesin e këtij muaji në Bahrein, aty ku do të zhvillohet edhe gara e parë vitit.

Makina e fundit që u prezantua ishte Mercedes, ku do të jenë të njëjtët pilotë si një sezon më parë. Të gjithë tifozët e automobilizmit ngrenë pyetjen: A do ta thyejë Lewis Hamilton rekordin e Michael Schumacher duke fituar titullin e tetë kampion? Kësaj pyetje i ka dhënë vetë përgjigje piloti britanik:

“Titulli i tetë është një ëndërr për mua, por nuk besoj se është një faktor vendimtar. Garat më pëlqejnë, por duhet të shoh edhe me kë do të jem pranë në të ardhmen, a do të më dhurojnë sërish buzëqeshje ata persona”.

Piloti britanik shprehet se betejat ndaj racizmit që ai dhe Mercedes kanë nisur vitin e kaluar janë një faktor i rëndësishëm për të ardhmen: “Beteja kundër racizmit më bën krenar dhe është i rëndësishëm fakti që Mercedes më përkrah. Rinovimi i mëtejshëm i kontratës do të diskutohet përgjatë sezonit. Lidhja mes meje e Mercedes shkon përtej punës sonë në pistë”.

Fjalët e fundit të Hamilton lënë të kuptosh se ai kërkon të fitojë edhe një titull pastaj mund të tërhiqet, për të qenë pastaj një drejtues i rëndësishëm te Mercedes.