MENU
klinika

"Ditë të buzëqeshura"

Rama publikon fotot e të moshuarve në Lezhë

05.03.2021 - 08:13

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një fotoalbum me të moshuarit nga Lezha, të cilët janë vaksinuar.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama shkruan: “Mirëmëngjesi dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur”.

Një ditë më parë, në Lezhë ishte kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se deri tani janë vaksinuar rreth 15 mijë persona, shumica personel mjekësor.

Kujtojmë se 32,760 vaksina Pfizer kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa do të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer dhe nëpërmjet instrumentit COVAX. Deri tani janë siguruar 1,6 milion doza vaksine, nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të parët në listë, stafi mjekësor dhe të moshuarit

Nis procesi i vaksinimit kundër Covid 19 në Lezhë