MENU
klinika

Serie A, Java 25

Milan nuk dorëzohet, rikthehet te suksesi

07.03.2021 - 17:10

Milani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur në transfertë Hellas Verona me rezultatin 2-0. Pavarësisht mungesave të shumta dhe eksperimente në formacion, skuadra e Piolit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 56 pikëve, 3 pikë më pak se Interi kryesues që ka edhe një ndeshje më pak.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Bentegodi”, duke dominuar gjatë gjithë kohës. Nga një gol për pjesë shënuan miqtë. Fillimisht ishte Rade Kruniç, i cili në minutën e 27’ shënoi një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa në pjesën e dytë ishte Dalo, i cili pas një veprimi të bukur jashtë zone, lëshon një gjuajtje të fortë për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Verona u mundua të reagonte, por e kishte të pamundur, pasi kuqezinjtë ishin të vendosur mirë prapa. Në dy ndeshjet e tjera të Serie A, Forentina dhe Parma morën një barazim spektakolar 3-3, ndërsa Crotone mposhti në shtëpi Torinon me rezultatin 4-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN