MENU
klinika

Premier League, Java 27

Mjafton nga 1 gol, fitojnë Everton e Tottenham

04.03.2021 - 21:00

Fitore minimale, por me vlera. Everton dhe Tottenham kanë fituan nga 1-0 në transfetat përkatëse, të besuarit e Ancelottit ndaj West Brom, ndërsa Spurs kundër Fulham. Everton ngjitet i katërti.

Spurs kanë marrë tri pikët falë një autogoli të Adarabioyo në minutën e 19-të. Vendasit kanë arritur të barazojnë në minutën e 62-të me Maja, po goli është anuluar për një prekje të topit me dorë pas ndërhyrjes së VAR. Një vendim që pritet të shkaktojë shumë polemika.

Feston edhe Everton. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Sfida e luajtur në The Hawthorns është vendosur nga një gol i Richarlison në minutën e 65-të. Vendasit kanë barazuar në minutën e 95-të, por goli është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN