MENU
klinika

Lajmi i hidhur

Ndahet nga jeta fotoreporteri i njohur i sportit shqiptar

01.03.2021 - 16:01

Një tjetër lajm i hidhur për futbollin shqiptar. Virusi famëkeq i ka marrë jetën fotoreporterit të Partizanit dhe Kombëtares, Luigj Preçi, i njohur si tifoz i zjarrtë i “demave të kuq”.

Ai ishte i infektuar me koronavirus, teksa nuk arriti të fitonte betejën me këtë virus të mallkuar. Lajmin për ndarjen nga jeta të Preçit e ka konfirmuar edhe gazetari Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në “Facebook”:

“Humbëm sot në mesditë edhe një shok dhe koleg të nderuar, fotoreporterin e njohur Luigj Preçi. Covid i mallkuar po merr çdo ditë jetë njerëzore. Kështu rrëzoi edhe pasionantin e fotografisë sportive, njeriun humanist që çdo foto e nuk e shiste, por e dhuronte me autograf, vëllai i komentatorit të shquar sportiv dhe zëri tradicional në radio Tirana, Rrok Preçi.

Për 60-të vjet me radhë ai vrapoi në fusha dhe stadiume, veçmas pas Partizanit dhe Kombëtares që i kishte pikë të dobët. U prehsh në paqe o mik i mire! Respekt dhe mirënjohje për gjurmët që ke lënë pas”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeshtri i Sportit humb betejën me virusin

Ndahet nga jeta ish-futbollisti, “Qytetar Nderi” në Lezhë