MENU
klinika

Mjaft harxhuat lekë me akulloret e blera!

Si të përgatitni akullore në vetëm 2 minuta në shtëpi?

29.03.2021 - 07:46

Sot me këtë recetë do të sillni ëmbëltoren në shtëpinë tuaj.

Përbërësit: 1 banane; 3 lugë gjelle qumësht me pak yndyrë; 1 lugë gjelle arra të grimcuara.

Receta dhe përgatitja:

Fillimisht priteni bananen në copa të vogla dhe vendoseni në frigorifer, në ngrirje.

Pastaj futeni në një blender sëbashku me qumështin. Prisni derisa të merrni një përzierje homogjene.

Masën e krijuar hidhenin në një gotë dhe dekorojeni me arra të copëtuara, ose fruta të tjera sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çdo pjesë e jetës sime ka ndryshuar"

Ethet që i ndryshuan jetën Heidit…