MENU
klinika

Serie A, Java 31

Inter ndalet pas 11 fitoreve radhazi në Napoli

18.04.2021 - 21:46

Pas 11 fitoreve radhazi në Serie A, Inter është ndalur në transfertë në Napoli 1-1. Një barazim pa shumë dëm për zikaltrit, që mbajnë vendin e parë, por tani +9 pikë nga Milan. Ndërsa Napoli humb shansin për të kapur Juven në vendin e katërt.

Një autogol i Stephan De Vrij në bashkëpunim me Handanovic i ka dhënë avantazhin Napolit në “Diedo Armando Maradona Stadium”. Skuadra e Contes është goditur rreth fundit të pjesës së parë, pasi një krosim nga e majta ka sjellë në një mos rakordim mes portierit slloven dhe mbrojtësit holandez.

Pas dy shtyllave në pjesën e parë dhe autogolit të pësuar, Interi ka reaguar menjëherë në pjesën e dytë duke gjetur golin me Christian Eriksen. Danezi ka gjetur një gol të bukur në kufi të zonës së rreptësisë pasi topi i krosuar nga Lautaro Martinez është kthyer në këmbët e tij nga mbrojtja e Napolit. Ndeshja mbaron 1-1.