MENU
klinika

Rikuperimi në kohë rekord

Kumbulla nis stërvitjen, gati edhe për Kombëtaren

23.04.2021 - 17:46

Gjatë grumbullimit të fundit me Kombëtaren, për ndeshjet e muajit mars, Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në menisk dhe mediat italiane raportuan se futbollisti do të qëndronte jashtë fushave të blerta për rreth 3 muaj, duke bërë kështu që sezoni për lojtarin të quhej i mbyllur.

Por sot Kumbulla i ka surprizuar për mirë të gjithë, teksa ditën e sotme është shfaqur në stërvitje, së bashku me pjesën tjetër të grupit, duke u rikuperuar kështu në kohë rekord.

Një lajm i mirë për trajnerin Fonseca, i cili në këtë moment të rëndësishëm të sezonit, ka nevojë për sa më shumë lojtarë, duke ditur që përveç kampionatit, luajnë edhe në gjysmëfinalen e Europa League, ndaj Manchester United.

Një lajm I mirë edhe për trajnerin Reja, që duket se do ta ketë të gatshëm Kumbullën për dy ndeshjet miqësore në fillim të qershorit. Pavarësisht se janë ndeshje miqësore, asnjë nuk do të donte të humbte përballë Uellsit dhe Cekisë, ndaj roli i Kumbullës në qendër të mbrojtjes është i rëndësishëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN