MENU
klinika

Serie A, Java 32

Roma humb “trenin e fundit” për në Champions

22.04.2021 - 19:29

Atalanta merr një pikë me vlerë në transfertë ndaj Romës, në barazimin 1-1, por për nga mënyra se si shkoi ndeshja duhet thënë se të dyja skuadrat lanë dy pikë. Më e humbur Roma, që luante në shtëpi dhe humb “trenin e fundit” për në Champions.

Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favor të miqve. Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 25-të nga Malinovsky, i cili ka mposhtur Pau Lopez me një goditje të fuqishme. Zikaltrit kanë dominuar në 45 minutat e para dhe avantazhi mund të kishte qenë më i thellë.

Atalanta ka humbur një rast të artë për të dyfishuar avantazhin ndaj Roma-s. Muriel, në fakt, ka gabuar në minutën e 64-t një metër larg portës. Gjashtë minuta më vonë, bergamaskët kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gosens.

Verdhekuqtë kanë përfituar menjëherë nga superioriteti numerik dhe kanë barazuar me Cristante-n në minutën e 75-të. Roma përpiqet në fund të përmbysë, por nuk ia del. Ibanez ndëshkohet me karton të kuq në 94’ për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN