MENU
klinika

Nga Shqipëria janë 3 ekipe

Në Kroaci shfrenojnë fantazinë: Krijohet Liga Ballkanike

23.04.2021 - 18:46

Dëshirat janë të mëdha, por nuk është e thënë që idetë të realizohen me një të rënë të lapsit. Pasi dështoi Super League Europiane, e cila u shkatërrua ende pa filluar mirë, në Kroaci kanë shfrenuar fantazinë për krijimin e një tjetër kompeticioni: Liga Ballkanike.

“Gazeta Olle” raporton se po mendohet krijimi i këtij kompeticioni, ku do të marrin pjesë 32 skuadra, të gjitha nga Ballkani, të cilat do të ndahen në dy divizione. Sipas medias kosovare, në Kroaci po mendojnë për krijimin e kësaj lige, ku do të merrnin pjesë 3 skuadra.

Bëhet fjalë për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Ndeshjet janë menduar të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien në të dytin, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten më lart.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN