MENU
klinika

Ja kush pritet të vijë

Pirlo shkarkohet edhe nëse Juve futet në Champions

28.04.2021 - 11:02

Dominimi i Juventus u thye pas 9 titujve radhazi në Serie A. Andrea Pirlo nuk besohet të qëndrojë në krye të bardhezinjve edhe nëse siguron një vend në Champions League. Kjo është që ajo përcjellin mediat italiane, madje duke gjetur edhe zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për Massimilliano Allegrin, një trajner i suksesshëm, i cili i dha Juventusit pesë tituj radhazi. Allegri nuk drejton prej dy vitesh, qëkur u largua nga Juventus dhe duket se presidenti Agnelli bën prapakthehu.

Rikthimi i Sarrit përfundimisht ka rënë poshtë, që mendohet të drejtojë Romën sezonin e ardhshëm dhe Juventus të lirohet nga detyrimet financiare ndaj tij. Ndërsa paga e Pirlos është e përballueshme nga Juventus edhe nëse ndërpritet kontrata.

Juventusi aktual është i ndryshëm nga dy vjet më parë, por është e qartë se trajneri i ri, edhe pse është njohje e vjetër, do të dëshirojë përforcime për ta rikthyer atë në nivelet më të larta, edhe nëse arkat e klubit do të duheshin të sforcoheshin.

Allegri, në vitet e fundit, ka refuzuar skuadra prestigjioze, pasi kërkon që të ketë liri veprimi në merkato dhe pa kushte në drejtim. Problemi i parë që duhet të përballet pas rikthimit te Juventus është Cristiano Ronaldo, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të qëndrojë. Me pak fjalë, do të jetë një verë e nxehtë për Juventusin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN