MENU
klinika

A do ta pranojë argjentinasi?

PSG tundon Messin me një ofertë faraonike

28.04.2021 - 14:17

E ardhmja e Lionel Messi mbetet sërish pezull. Skenari i vitit të kaluar mund të përsëritet për fenomenin argjentinas, madje në verën e këtij viti kjo ide mund të bëhet realitet. Oferta ka mbërritur.

Nisja nga Parisi, destinacioni Barcelona, ose më saktë, Castelldefells, një fshat bregdetar ku banon Leo Messi. Siç zbulohet nga gazetari brazilian me qendër në Katalonjë, Marcelo Bechler, PSG ka bërë lëvizjen e vet, duke i ofruar argjentinasit kontratë për 2+1 sezone.

Asnjë shifër nuk përflitet, dhe kjo nuk është një çështje e parëndësishme, pasi Leo aktualisht fiton më shumë se 50 milionë euro neto në sezon. Për futbollin këto janë periudha të krizës së madhe. PSG, megjithatë, është bindur se mund ta përballojnë investimin dhe ia ka komunikuar ofertën familjes “Messi”.

Kontrata me Barcelonën skadon më 30 qershor dhe Messi mund të zgjedhë të rinovojë, ose të largohet nga klubi që e mirëpriti atë në vitin 2000, kur ishte një fëmijë me probleme në rritje. Së bashku janë ngritur në majën e futbollit botëror. Tani, me Messin që mbush 34 vjeç më 27 qershor, jemi në hapin final: dashuri e përjetshme ose divorc.

Joan Laporta dhe bota katalanase presin me ankth dhe shqetësim. Me lamtumirën e Josep Maria Bartomeu dhe kthimin e presidentit të njohur te Barça, Leo ka gjetur buzëqeshjen, dëshirën dhe formën sportive. Në këtë vit, 2021, ai ka shënuar 23 gola në 24 ndeshje, Barça toi Kupën e Mbretit dhe nesër mund të shkojë drejt La Liga-s, duke mundur Granadën.

Leo dëshiron dy trofe dhe më pas të vendosë për të ardhmen e tij. Ju, gjithashtu duhet të shihni se kë do të gjente argjentinasi në Paris. Neymarin pothuajse me siguri. Braziliani dhe Messi kanë një dëshirë të dëshpëruar për të luajtur përsëri së bashku. Shkuarja e Leo me siguri do ta bindte “O Ney” të nënshkruante rinovimin me parizienët. Dhe mbase mund të bënte të njëjtën gjë edhe Mbappé, i tunduar nga Real Madridi, kontrata e të cilit skadon më 2022.

PSG ëndërron një sulm yjor, Barça shpreson që ndjenjat e Leos dhe ndjenja e përkatësisë në “Camp Nou” do të mbizotërojnë. Messi reflekton dhe numëron paratë: janë shumë, në çdo rast. Gjithsesi, ka për të qenë një verë e nxehtë për Messin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN