MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit/ Apeli i ambasadorit të BE

“Shfrytëzojeni mundësinë për të votuar! Është e drejta juaj…”

01.04.2021 - 10:30

Kur na ndajnë edhe tre javë nga zgjedhjet e 25 prillit, një apel ka ardhur nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca. Në një deklaratë për mediat, diplomati evropian i bëri thirrje të rinjve që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, por edhe përgjegjësi.

“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhure votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”, tha Sorca.

Deklaratat e ambasadorit u bënë nga Universiteti Bujqësor, ku mori pjesë në një aktivitet për Erasmusin. “Së pari që Shqipëria ka qenë vend dhe vazhdon të mbetet pararojë në rajon, ka qenë vendi i parë në rajon që u bë pjesë e programit të Erasmus. 8 mijë studentë dhe akademikë shqiptarë kanë shkuar në BE dhe 5 mijë akademikë dhe studentë kanë ardhur në Shqipëri.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga koronavirusi, Gjykata Kushtetuese tek vrasja e të riut!

Zëri i Amerikës: Ngjarjet që lanë shenjë përgjatë 2020