MENU
klinika

Trajneri italian me ide të qarta

Conte, 4 kërkesa për të firmosur me Real Madrid

29.05.2021 - 18:41

Zinedine Zidane u dorëhoq nga Real Madrid dhe tashmë vendi ka mbetur bosh. Tre janë kandidaturat kryesore: Raul, Pochettino dhe Conte. Ky i fundit i dha lamtumirën Interit dhe është në pole position ndaj dy të tjerëve.

Mediat në Itali dhe në Spanjë bëjnë të ditur se ai ka nisur bisedimet konkrete me Real Madrid dhe që tani ka një plan se si duhet të jetë skuadra e tij atje.

Por Conte ka kërkuar nga klubi që t’i plotësojë 4 kërkesa që të pranojë projektin e ri teknik, pasi dëshiron që të jetë fitues menjëherë e jo të presë disa sezone. E para, ishte për rinovimin e mbrojtjes dhe këtu madrilenët kanë patur gjithçka gati me firmën e Alaba.

Ndërkaq, ai ka bërë të qartë se për të bërë lojën ashtu siç do ai, ka nevojë për një sakrificë të rëndësishme financiare duke afruar N’Golo Kante dhe Romelu Lukakun, për të përforcuar mesfushën dhe sulmin.

Ndërsa kërkesa e katërt ka të bëjë me kontratën që duhet të nëshkruajë në klub. Conte kërkon marrëveshje trevjeçare, kurse Reali i ofron një akord dyvjeçar, ndoshta duke marrë shkas nga fakti se zakonisht në vitin e tretë, trajneri ka kaluar gjithmonë probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN