MENU
klinika

President i Federatës Italiane

Gravina bën një hap pas: Nuk ka kuptim pa Juven

11.05.2021 - 18:16

Një ditë më parë Juventus u kërcënua deri në përjashtin nga Serie A, por sot Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, ka ulur ndjeshëm tonet pas një takimi që kishte me drejtuesit bardhezi. 

Gravina tha se Juventusi do të përjashtohet nga kampionati, në rast se nuk tërhiqet nga Superliga Europiane, ku u bë pjesë bashkë me 12 klube të tjera. Megjithatë tashmë pas takimit që kishte me numrin 1 të bardhezinjve, Gravina tha se ka dialog për një marrëveshje.

“Sigurisht që e kam dëgjuar Agnellin, për mua është e drejtë që të kërkoj një rrugë dialogu. Unë duhet të ndihmoj konkurrencën, jo ndërmarrjet individuale.

Rregullat nuk pyesnin për kushte ekonomike. Futbolli kombëtar dhe ai ndërkombëtar nuk mund të bëjnë pa Juventus, por rregullat duhet të respektohen”, – tha Gravina

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Real, Barça e Juve në kundërsulm

UEFA merr firmat zyrtare, shkrihet Superliga