MENU
klinika

Premier League, Java 35

Liverpool kthehet te fitorja, beson te Champions

08.05.2021 - 22:12

Liverpool rikthehet te fitorja pas 2 barazimeve radhazi dhe ende beson për një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër. Të Kuqtë fituan në shtëpi 2-0 përballë Southampton.

Për të kuqtë ishte një ndeshje thelbësore për të besuar ende te zona Champions League deri në fund pas hapit fals të Leicester ndaj Newcastle. Tani janë vetëm 6 pikë larg vendit të katërt kur kanë mbetur edhe tri javë, por Leicester do të ndeshet me Chelsea dhe Manchester United, ndërsa Liverpool ka një ndeshje më pak (me United).

Liverpool e ka mbyllur në fitore 1-0 pjesën e parë. Ka qenë ish-sulmuesi i Southampton, Sadio Mane, ai që ka realizuar me kokë në 31’ duke mos festuar më pas. Vendim pak i habitshëm.

Goli i dytë dhe i clirimit për Klopp do të vinte në minutën e 90-të nga Alcantara. Ishte Firmino ai që pasoi dhe Thiago nuk fali. Merr frymë më në fund edhe trajneri gjerman Klopp, që ende beson se mund të jetë në katërshen e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN