MENU
klinika

“Non sens i paparë”/ Analizë nga Artur Zheji

Ndërkombëtarët kanë kolauduar një ‘autobus difektoz’!

28.05.2021 - 15:55

Gazetari dhe analisti Artur Zheji teksa ka komentuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta thotë se në këtë proces ka shumë gjëra pa kuptim.

Për News24, Zheji teksa e krahason parlamentin shqiptar me një autobus difektoz, drejton gishtin nga ndërkombëtarët, duke u shprehur se kanë ‘kolauduar’ një institucion që nuk është i plotësuar.

Sipas tij, Komisioni Hetimor nuk mund të drejtohet nga një deputet, i cili tashme nuk përfaqeson me popullin.

“Janë pështjelluar shumë ngjarje, kanë qarkulluar dhe kanë marrë licencë pothuajse miliarda euro nga ky parlament, i cili në themelin e vet është i diskutueshëm nëse është plotësisht kushtetues apo jo.

Ky parlament ka votuar PP, ka bërë ligje, ka shkarkuar, ka qeverisur praktikisht ashtu siç ka dashur mazhoranca dhe “opozita”. Kanë marrë atë kompensimin moral dhe faturat përkatëse dhe nuk ka mundësi që të kesh një parlament pa opozitë.

Kjo është e para, e dyta kontestimi që i bën Presidenti nëpërmjet zëdhënësit të vet mund të qëndrojë dhe qëndron, por fakti është që kur një makinë difektoze, po e krahasoj parlamentin, ecën dhe ecën, përshkon kilometra dhe hipin e zbresin udhëtarë, dhe edhe ti jep e merr me të, dmth prapë u legalizua. Është një gjë defacto që u legalizua.

Mendoj se qëndrimi i policëve të trafikut në Shqipëri që janë ndërkombëtarët, ka qenë që ky autobus diefektoz për ne është i kolauduar dhe e kalojnë edhe këta.

Po të rrimë te themeli i origjinës së këtij parlamenti mund të kemi të drejtë.

Ne na flet një zotëri si ky Alket Hyseni, i cili është kryetari që nuk është më deputet. Ai nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Qytetaret janë prononcuar 4 vjet më parë për Hysnin dhe tani del në komision që kërkon të shkarkojë presidenti. Pra non senset janë të papara”, u shpreh Zheji në analizën e tij.