MENU
klinika

Not

Një italiane vendos rekord në 50 metra bretkosë

22.05.2021 - 22:02

 

Italiania Benedetta Pilato shkëlqeu në Kampionatin Evropian të notit në Budapest. Në gjysmëfinalen e dytë të 50 metrave në stilin bretkosë, 16-vjeçarja italiane dha kohën 29 sekonda e 30 të dhjetat, duke vendosur rekordin absolut botëror.

Ajo e përmirësoi atë të mëparshmin që ishte 29 sekonda e 40 të dhjetat vendosur nga nga amerikania Lilly King. “Nuk e prisja, akoma nuk e kam kuptuar që kam vendosur rekordin botëror. Thjesht mendova se po shkoja më mirë, por jo rekord.

Jam shumë e lumtur, por nuk dua të qaj. Ndjeva brohoritjet e të tjerëve aq shumë, ishte bukur. Nuk e besoja që do të regjistroja një kohë të tillë, pavarësisht se ndihesha në formë”, –  ishin fjalët e notares për “RAI”.

Kështu, Pilato bëhet italiania e dytë që mban një rekord botëror së bashku me Federica Pellegrini në 200 stil të lirë, një rekord i vendosur në 2009.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionia olimpike dhuron 72 mijë euro

Notarja shet sendet e saj, të ardhurat për spitalin