MENU
klinika

Premier League, Java 35

Përmbys United, Fernandes futet në histori

09.05.2021 - 16:17

Kur u menduar se City mund të niste festën e titullit, Manchester United ka mposhtur 3-1 Aston Villa-n në javën e 35-të të Premier League.

Ka qenë një fitore me përmbysje për skuadrën e Solskjaer, që ka kaluar në disavantazh në minutën e 24-t pas një goli të Traore. Reagimi i Djajve të Kuq ka ardhur në pjesën e dytë.

Bruno Fernandes ka barazuar me në minutën e 52-të me penallti, duke u bërë edhe lojtari që ka shënuar më shumë gola nga pika e bardhë në historinë e United në një sezon të Premier League (13).

Katër minuta më vonë, në minutën e 56-të, ka ardhur goli i dytë i miqve, i shënuar nga Greenwood. Cavani ka fiksuar shifrat në 3-1 tri minuta para fundit. Villa e ka mbyllur ndeshjen e me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Watkins për simulim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN