MENU
klinika

Revolicioni verdhekuq

Roma me projekt të ri, 4 dhurata për Moun

11.05.2021 - 13:59

Roma mori trajnerin e njohur Jose Mourinho, por ecën para me parimet themelore: me planin e qëndrueshëm, pa u shqetësuar për të fituar menjëherë.

Familja Friedkin që zotëron klubin verdhekuq është e gatshme të plotësojë nevojat e trajnerit me një plan të konsiderueshëm investimi: katër lojtarë titullarë do të vijnë nga merkatoja, një për secilin rol, me një portofol prej rreth 70 milionë euro që do të shpenzohen jo menjëherë.

Paratë nga shitjet do të zbriten nga këto, por ato do të kufizohen në lojtarët thelbësorë dhe të tepërt. Me ardhjen e Mourinhos, do të merret një portier, një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Nuk ka formula konkrete për momentin, në huazime, blerje apo shkëmbime lojtarësh, por drejtuesit e Romës duan të freskojnë ekipin.

Idetë janë shumë të qarta: Bruno Peres dhe Juan Jesus ikin, pasi janë në fund të kontratës. Po kërkohet një skuadër edhe për Fazion dhe Santon, të cilëve u skadon kontrata në 2022 dhe nuk janë pjesë e planeve me Mourinhon.

Në këmbim të kësaj kuarteti, drejtori Tiago Pinto dëshiron të marrë një mbrojtës qendror shumëplanësh, në gjendje të kalojë edhe në krah. Në mesfushë, Roma ndihet më e qetë.

Me Veretout, Cristante, Diawara, Villar, ndoshta Pellegrini dhe një djalë të ri si Darboe, grupi vlerësohet të jetë i mirë. Në këtë sektor varet ndonjë emër që preferon trajneri i ri. Në sulm po mendohet rikthimi i Justin Kluivert, që njeh ambientin dhe plot ambicie. Ndërsa për në portë nuk ka asnjë emër konkret, por Roma ka vuajtur shumë që pas largimit të Allison.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN