MENU
klinika

Serie A, Java 34

Roma në krizë, rrezikon edhe Conference League

02.05.2021 - 21:48

Roma po e mbyll sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Pas humbjes së thellë në Europa League, verdhekuqtë janë mposhtur edhe në kampionat në Genova ndaj Sampdorias, që fitoi 2-0 në shtëpi.

Nga një gol për pjesë nga Silva dhe Jankto i dhanë Sampdorias 3 pikë mjaft të rëndësishme. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla e nisi si titullar ndeshjen, por nuk ishte në formën e tij optimale pasi u rikthye në fushë pas 2 muajsh.

Vlen për t’u përmendur dhe fati i keq i Romës në këtë ndeshje teksa VAR-i i anuloi një gol në pjesën e dytë sulmuesi spanjoll Mayoral, ndërsa Dzeko humbi një 11-metërsh në minutën e 72-të të takimit.

Sic duket, Roma nuk e ka marrë veten nga humbja e thellë 6-2 kundër Manchester United në Ligën e Europës, teksa verdhkuqtë rrezikojnë tani më dhe pjesëmarrjen në Europë.