MENU
klinika

Euro 2020

Ekipet me pikë të plota, vetëm në 2 raste fituan Evropianin

23.06.2021 - 12:38

Italia, Holanda dhe Belgjika janë 3 skuadrat e vetme që morën pikët e plota në grupe në Euro 2020. Por në fazën me eliminimin direkt, 9 pikët e siguruara në grupe, nuk vlejnë.

Kombëtarja e Roberto Mancini ka mbrojtjen më të mirë, me asnjë gol të pësuar, Holanda sulmin, me 8 gola të realizuar, ndërsa Belgjika e nisi fazën e grupeve pa yllin e saj, Kevin de Bruyne, por ia arriti të marrë tri fitore.

Por precedentët sugjerojnë që rekordet perfekte në grupe vlejnë pak kur bëhet fjalë për të fituar turneun. Vetëm në dy raste, skuadrat që kanë marrë pikë të plota në grup ia kanë arritur të fitojnë trofeun, Franca e Euro 1984 dhe Spanja e 2008.

Në Euro 2016, Portugalia kaloi fazën e grupeve duke përfunduar e treta me tre barazime dhe pa fitore, por të gjithë e dinë fundin e kësaj historie. Përballja me kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve mund të jetë në disa aspekte përgatitje më e mirë për fazat e nokautit sesa të kesh një grup të lehtë.

Në tre nga gjashtë turnetë e kaluar, fituesit kanë qenë në të njëjtin grup me një nga gjysmëfinalistët, kështu që përballja me kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve nuk duket të jetë një disavantazh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formacionet e mundshme të Portugali-Francë

CR7 përballë Mbappe dhe jo vetëm, finalja e parakohshme