MENU
klinika

Euro 2020, Grupi F

Gjermania e fortë për Ronaldon, asnjë gol dhe fitore ndaj saj

19.06.2021 - 11:50

Sot, në orën 18:00, luhet një nga supersfidat e grupeve të Euro 2020. Portugalia e Cristiano Ronaldos kundër Gjermanisë, e cila rrezikon të përsërisë ecurinë e dobët të Botërorit 2018.

Ronaldo u bë lojtari i vetëm që merr pjesë në 5 edicionet e fundit të Kampionatit Europian, duke shënuar të paktën një herë në të gjitha pjesëmarrjet.

Me aktivizimin kundër Hungarisë ai la pas “Le Roi”, Michel Platini, me dy gola në këtë kompeticion, duke e çuar numrin e tij personal në 11 “rrjeta”. CR7 la pas, për sa iu përket fitoreve në Europian, Iniesta dhe Fabregas, duke arritur 12 të tilla në 22 ndeshje.

Mesatarja e suksesit është një rekord tjetër. Sidoqoftë, ne jemi vetëm në fillim, Cristiano Ronaldo është i pangopur, tani dëshiron të prishë disa “magji” të tjera, duke filluar nga Gjermania e “patretshme”.

Kundër skuadrës gjermane, deri më tani, kurrë nuk ka fituar dhe shënuar gol, pavarësisht katër ndeshjeve në total, të gjitha të luajtura nga minuta e parë deri në minutën e fundit.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak