MENU
klinika

Moto GP

Rikthehet Marc Marquez, triumfon në Gjermani

20.06.2021 - 14:49

Marc Marquez me Honda rikthehet fuqishëm në Moto GP. Pas një viti nga aksidenti i frikshëm, ku u desh të operohej dy herë, piloti spanjoll fiton për herë të parë një garë. Shtatë herë kampioni i botës në Moto GP u nis mirë që në start dhe e përfundoi i pari.

Marquez e mbylli hati dy sekonda para portugezit Miguel Oliveira, që garon me KTM. Podiumi u plotësua nga kryesuesi i këtij kampionati, Fabio Quartararo. Pikë shumë të vlefshme për francezin e Yamahas, që thellon diferencën me ndjekësit.

Tjetër garë zhgënjyese për Valentino Rossin, i 14-i me Yamaha Petronas. Ndërsa rivali i tij i përjetshëm, Marc Marquez, u kthye edhe njëherë triumfues pas 581 ditësh. Vështirë të luftojë për titull, por me siguri është nxitje për më tej.