MENU
klinika

30 vjet si drejtor i Bayern

Arritjet dhe pengu i vetëm i Rummenigges

03.06.2021 - 17:06

Karl-Heinz Rummenigge, drejtori i përgjithshëm i Bayern Munchen, ia la vendin Oliver Kahn dhe më 30 qershor do të largohet zyrtarisht. Me lamtumirën e tij mbyllet një epokë 30 vjeçare, që përfshin periudhën më të suksesshme në historinë e klubit bavarez.

Më 2013 dhe 2020 bavarezët arritën të fitonin “tripleta”, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndërsa më 2001 fituan Champions vetëm. Rummenigge, i intervistuar nga “Bild”, është i bindur se triumfet janë gjithashtu rezultat i punës së tij dhe të drejtuesve të tjerë:

“Në 12 muajt e fundit ne kemi fituar 7 tituj, përfshirë më prestigjiozët si Liga e Kampionëve. Me presidentin Hainer, me Kahn si CEO të ri, Salihamidzic si drejtor sportiv dhe Nagelsmann si trajner, ne jemi gjithashtu të strukturuar mirë për të ardhmen.

Financiarisht jemi në gjendje më të mirë, pavarësisht koronavirusit. Më 30 qershor do të komunikojmë një rezultat shumë të respektuar në lidhje me buxhetin. Jam i qetë, i bindur se është koha e duhur për t’u larguar”.

Që kur u bë CEO i klubit më 2002, para se të mbante pozicione të tjera, shumë kampionë kanë arritur te Bayern. Sidoqoftë, ekzistojnë dy nënshkrime për të cilat Rummenigge është më krenar:

“Neuer, i cili arriti më 2011 për 20 milionë euro dhe Leëandoëski, i cili u mor më 2014 falas. Kjo ishte receta e suksesit: pas portierit më të mirë në botë, morëm edhe qendërsulmuesin më të mirë. Kjo ka qenë baza për të jetuar këtë dekadë të fundit, e cila është më e mira në historinë e klubit”.

Gjatë viteve, megjithatë, ka pasur edhe transferime të dhimbshme: “Unë mendoj për Kroos, i cili ishte teknikisht i rëndë. Në vitin 2014 ia shitëm atë Real Madridit për 30 milionë eruo. Sidoqoftë, në atë moment, nga pikëpamja ekonomike, ishte një shitje e rëndësishme.

Ka faza, në të cilat duhet të kalojë edhe Bayern, sepse është e rëndësishme të futni para në arkë. Një argument i ngjashëm mund të bëhet tani me Alaba; një lojtar dhe djalë i jashtëzakonshëm, por mbajtja e tij do të na kushtonte shumë”.

Edhe pse në dy vitet e fundit Hoeness dhe Rummenigge kanë lënë postet e tyre, e ardhmja nuk do të jetë më e lehtë për kundërshtarët: “Bayerni do të krijojë diçka të re. Konkurrentët nuk duhet të kenë shumë shpresa. Ne jemi të gjithë të zëvendësueshëm. Kjo është e vlefshme për lojtarët, trajnerët, gjithashtu edhe për mua”.

Me 14 kampionate të fituara si CEO dhe dy Champions, Rummenigge është më se i kënaqur me rezultatet e arritura. Megjithatë, ende ka një keqardhje të madhe: “Në vitin 2012, ne humbëm finalen e Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj Chelsea. Kjo është e vetmja plagë, që nuk është shëruar. Uroj që Bayern të fitojë një finale të tillë në shtëpi, herët a vonë. Ndoshta tashmë më 2022…”

Nga pikëpamja personale, ai ka vetëm një dëshirë: “Unë do të doja të përjetoja një ndeshje mes tifozëve”. Kur stadiumet të hapen përsëri do të jetë e mundur. Dhe ai do të shohë nga reagimi i njerëzve që bilanci i punës së tij, sapo të përpunohet lajmi i lamtumirës së tij, është pozitiv për të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN