MENU
klinika

Frika nga infektimi

Spanja në telashe, izolohet kombëtarja

07.06.2021 - 12:48

Pozitiviteti me Covid-19 i kapitenit të Spanjës, Sergio Busquets ka vënë në alarm kombëtaren “La Roja”. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique është futur në izolim, në frikën e shpërthimit të pandemisë mes pjesëtarëve të saj.

Si përfundim, testi miqësor ndaj Lituanisë, i programuar më 8 qershor, nuk do të luhet nga ekipi i parë i Spanjës, teksa në fushë do të zbresin futbollistët e kombëtares U-21.

Lojtarët dhe pjesëtarët e Spanjës do i nënshtrohen testeve të koronavirus, me shpresën që të mos ketë raste të reja në mesin e tyre. Në karantinë pritet të përfundoi dhe kombëtarja portugeze, kundërshtari i fundit i Spanjës përpara se Busquets të infektohet.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do të humbë “Euro 2020” plotësisht dhe do të zëvendësohet në orët e ardhshme apo stafi do të presë me shpresën e madhe që ai të negativizohet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë në grup, kundër Sllovakisë, me 23 qershor.

Ndërkaq, Federata Spanjolle e futbollit ka siguruar kompensim 100% për tifozët që kishin prerë biletën për të ndjekur sfidën miqësore mes Spanjës A dhe Lituanisë. Për ata që do e ndjekin duelin nga shkallët e stadiumit, Federata ka vlerësuar një kompensim me 20% të biletës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN