MENU
klinika

Sa do të kishin fituar?

Pse Maradona e Pele nuk morën “Topin e Artë”

20.07.2021 - 10:29

Pele dhe Maradona nuk e kanë fituar asnjëherë “Topin e Artë”. Arsyeja? Ata nuk janë nominuar kurrë në edicionet e ndryshme nga vitet 1950 deri më 1990, apo dekadat në të cilat krijuan mitin e tyre.

Po pse? “Topi i Artë” ishte për dekadat e para një çmim i dhënë për lojtarët europianë. Disa prej tyre, si Sivori dhe Di Stefano, ishin në gjendje ta fitonin çmimin vetëm falë paraardhësve të kontinentit të vjetër.

Maradona dhe Pele nuk e kishin kurrë këtë mundësi për shkak të pasaportës ekskluzivisht, respektivisht, argjentinase dhe braziliane. Në vitin 1996, pas “pensionimit” të tij nga bota e futbollit dhe zgjerimit të çmimit për çdo lojtar botëror, Diego Maradona fitoi “Topin e Artë” për arritjet e jetës.

Pele Maradona

Një njohje për të kompensuar mungesën e çmimit kryesor gjatë viteve të tij të zhurmshme. Në vitin 1999, megjithatë, Pele u votua “Lojtari i Shekullit” nga 34 fitues të mëparshëm të Topit të Artë. Sir Mattheës, Sívori dhe Best abstenuan, ndërsa Jašin kishte vdekur.

17 vota, më shumë se gjysma, krahasuar me Maradonën, i cili kishte marrë titullin e karrierës tre vite më parë. Është e pamundur të dihet në retrospektivë nëse Maradona dhe Pele do të kishin fituar një, dy ose pesë edicione të “Topit të Artë” nëse rregullorja do të ishte ndryshe.

Megjithatë, disa vite ishin aq dominuese nga ana e dy amerikano-jugorëve, saqë duket e pamundur, madje edhe para fituesve të mëdhenj të atyre edicioneve, të shihet përtej Argjentinës dhe Brazilit.

Më 1958, Pele shënoi 66 gola, duke fituar Kupën e Botës në moshën 18 vjeç. “Topi i Artë” në atë Botëror, Braziliani me sa duket do të kishte triumfuar qartë edhe në çmimin prestigjioz të “France Football”.

Më 1962, Pele fiton të dytën Kupë Bote kundër Çekosllovakisë së Masopustit, fitues i “Topit të Artë”. Edhe këtu do të ishte një triumf i lehtë për brazilianin.

Më 1970, Pele shkatërroi Italinë në finalen e Kupës së Botës, por “Topi i Artë” përfundoi në duart e Gerd Muller. Disa dyshime më shumë, por forca është aq e madhe sa ai i afrohet titullit të tretë botëror.

Më 1986, Maradona tërhoqi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës, me golin e shekullit (dorën e Zotit). “Topi i Artë” shkoi për Belanov. Titull i lehtë për “Pibe de Oro”.

Më 1989, Napoli fitoi Kupën UEFA, Maradona është frymëzimi dhe golashënuesi. Van Basten fiton Champions League dhe “Topin e Artë”. Vështirë të thuash se si do të shkonte me Diegon europian. 6.

Më 1990, Maradona e dërgon titullin te Napoli, Matthaus fiton Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”. Gjermani vështirë se mund t’i kishte qëndruar tërbimit të argjentinasit.