MENU
klinika

Prezantimi i holandezit

Depay nis aventurën te Barça, por asnjë fjalë për Messin

19.07.2021 - 22:28

Memphis Depay ishte një nga goditjet më të bujshme me parametra zero nga Barcelona dhe për pak ardhja e tij te katalanasit desh u rrezikua. Tashmë ai ndodhet në “Camp Nou” dhe u prezantua.

Gjatë qëndrimit të tij në ambientet e klubit, sulmuesi tha fjalët e para si lojtar i Barcelonës: “Është ditë e veçantë jam shumë i emocionuar që vij këtu. Shpresoj të fitoj shumë tituj, kjo është arsyeja përse kam ardhur këtu.

Është një klub me histori të madhe, mezi pres t’i takoj të gjithë kolegët dhe stafin. Mbarova pushimet dhe tani është koha të rifokusohem. Do mundohem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Më pëlqen të luaj futboll sulmues dhe të krijoj raste, gola e asiste.

Stili i Barcelonës është perfekt për mua. Kam bërë përparime të mëdha dhe kam qenë i rëndësishëm për ekipin dhe kombëtaren. Koeman më dha mbështetje dhe këmbënguli që unë të vij këtu, në klubin më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur që Koeman është këtu dhe jam gati të luftoj për të”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN