MENU
klinika

Euro 2020

Formacioni më i mirë, jashtë Donnarumma dhe CR7

12.07.2021 - 16:41

UEFA menjëherë pasi Italia u shpall kampione e Evropës, zgjodhi si lojtarin më të mirë të Euro 2020 portierin Gianluigi Donnarumma. Por sipas statistikave të “OPTA”, nuk është ai portieri më i mirë, por rivali i tij në finale, Pickford.

Sipas statistikave të OPTA, Pickford ka arritur të mbajë portën e paprekur në 5 ndeshje, një rekord absolut ky në historinë e një Evropiani. Pa diskutim që “azzurrët” nuk mungojnë në formacionin më të mirë, teksa bëjnë pjesë Leonardo Bonucci, Jorginho dhe Marco Verratti.

Me skemën 4-3-3, kemi këto lojtarë: dyshja e qendrës formohet nga Stones dhe Bonuci. Në krahë, në të djathtë është Kyle Ëalker, mbrojtësi që ka rikuperuar më shumë topa (37) dhe ka kryer më shumë pasime në gjysmëfushën e rivalëve (161).

Në të djathtë është mbrojtësi danez, Joakim Maehle, mbrojtësi që ka hedhur më shumë topa në zonë e kundërshtarëve (27). Mesfusha formohet nga Verrati-Jorginho dhe Pedri, më këtë të fundit që është lojtari më i ri në historinë e Evropianit që ka startuar si titullar në 6 ndeshje.

Verrati është lojtari që ka krijuar më shumë aksione për gol për shokët e tij (14), ndërsa Jorginho lojtari që ka rikuperuar më shumë topa (25). Treshja e sulmit formohet nga Patrik Schick me 5 gola të shënuar.

Kasper Dolberg, lojtari që ka përqindjen më të lartë të numrit të gola për minuta dhe tredhëmbëshi nga Sterling lojtari i cili ka realizuar më shumë driblime (20). Mbetet jashtë Cristiano Ronaldo, që fitoi Këpucën e Artë.